Kasapët “sfidojnë” AKU, Gjata: Kemi kërkuar ndërhyrje,askush nuk reagon

Ne nje kohe qe Autoriteti i Kontrollit Ushqimor flet per aksione ne mbare vendin,ne Korçe duket se ai po sfidohet haptasi dhe kete e vertetojne me se miri pamjet e filmuara poshte ures se fshatit Turan, ku situata eshte nje skandal i vertete.I kthyer ne nje treg te bagetise se gjalle, tashme ne fshatin Turan behet edhe therja e tyre, e cila kryhet jashte çdo lloj standarti apo kushti higjenik, madje gjendja mund te cilesohet edhe si nje masaker, pasi vendi mbulohet i gjithe nga gjaku.Gjate therjes se bagetive, mungojne veterineret apo inspektoret perkates,nderkohe qe kasapet dhe pronaret e bagetive vazhdojne te kryejne tregeti pa u trembur nga askush dhe duke i bere sfide te hapur prej 20 vitesh ligjit dhe inspektoreve te AKU.Robert Gjata, pergjegjes ne kete treg,shprehet se ankesat ndaj AKU apo Drejtorise se higjenes kane qene te shumta,ndersa ndërhyrja ka munguar.Gjate diteve te fundit ashtu si ne te gjithe vendin edhe ne Korçe, AKU ka nisur aksionet per kushtet higjenike, por qe ne fakt ky treg i ka shpetuar ose eshte harruar nga inspektoret e ketij autoriteti.