“Ngujimi” i rrallë i një familje: Do më marrin peng fëmijët, se nuk laj dot borxhet

Ngujimi ne familjet shqiptare, kryesisht ne veri te vendit nuk ndodh vetem nga fenomeni teper negativ i gjakmarrjes, por edhe si pasoje e borxheve. Pamjet qe po ndiqni i takojne baneses ne qofte se mund te quhet e tille, ku jeton familja Rina, e perbere nga 6 pjestare,ne komunen Fushe-Bulqize te po ketij rrethi.Perballja me kete gjendje ekstremisht mjerane jo vetem qe eshte tronditese, por edhe shokuese. Shaqir Rina kryefamiljari 42- vjeçar tregon se askush prej bashkeshorteve nuk eshte ne marredhenie pune dhe me shpirtin qe mezi po e mbajne ne kembe mundohen te sigurojne ate pak ushqim per femijet,lotet e te cileve shoqeronin rrefimin e 42-vjeçarit.Per 11 vite me rradhe Shaqiri ka punuar ne galerite e minieres se Bulqizes,por si pasoje e nje aksidenti ne pune ai do te detyrohej ti nenshtrohej nje operacioni ne koke dhe qe atehere nuk do te ishte me i afte per pune.Sot kjo familje te vetmen te ardhur ka pensionin e invaliditetit te Shaqirit, i cili eshte 100 mije leke te vjetra,por qe prej disa muajsh ende nuk e ka terhequr.Pamjet dhe realiteti jane rrenqethese kur shikon se raftet e ushqimeve ne kete familje jane bosh dhe nuk ka asnje kafshate buke.E vetmja menyre mbijetese deri tani per familjen Rina ka qene marrja e atyre pak ushqimeve me liste, por qe sot ato jane nderprere si shkak i mosshlyerjes se tyre,madje 42-vjeçari Shaqiri shprehet se ne rastet kur vine dhe u kerkojne borxhet ata jane te detyruar te ngujohen brenda baneses per te mbrojtur femijet.Varferia ekstreme ka shkuar deri ne palcë, aq sa edhe femijet e vegjel qajne prej urie, lote te cilat rendojne edhe me tepër gjendjen shpirterore te dy prinderve te cilet nuk mund te bejne asgje.Ne familjen Rina, nuk mund te flitet per orendi elektroshtepiake, madje kjo fjale do te ishte nje fjale tabu.Edhe pse ne prag festash,kjo as pretendohet te ndihet te pakten si atmosfere ne kete familje,pasi nuk ka asnje mundesi per ta realizuar ate, ndaj dhe nderhyrja e pushtetit vendor, sherbimit social duhet te jete e menjehershme jo vetem per te ndihmuar familjen Rina, por te pakten per ti siguruar dhenien e pensionit e cila i takon me ligj.