Romët kërkojnë të punësohen,takim me Avokatin e Popullit e Ministrinë e Arsimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2013, 16:38
Nga një anketë e bërë nga shoqata tek komuniteti rom, 42% e tyre janë shprehur se nuk punojnë. Papunësia është një nga shqetësimet më të mëdha të këtij komuniteti, por dhe strehimi vazhdon të qëndrojë një nga problemet madhore.Igli Totozai, Avokati i Popullit i ka përcjellë institucioneve përkatëse rekomandimet që lidhen me punësimin, gjetjen e një zgjidhje për strehimin dhe në anën tjetër lehtësime në ligj për të marrë ndihmë ekonomike.Në arsim të dhënat janë më optimiste për këtë kategori. Të dhënat e Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se 87% e fëmijëve ndjekin arsimin bazë.Në vitin shkollor 2013-2014 janë 4005 rom të regjistruar në arsimin bazë.