Ancelotti: Falcao nuk është i duhuri për Realin
Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti ka tentuar ti jap fund zërave që qarkullojnë prej kohësh, mohoi se Radamel Falcao, sulmuesi i Monacos, do të transferohet te Reali i Madridit gjatë merkatos së Janarit."Falcao është lojtar i madh, por në këto momente jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi sepse shënojnë shumë gola. Nuk besoj se Falcao është lojtari i duhur për ne"- tha teniku italian.Në lidhje me Di Marian, për të cilin spekulohet se do të largohet në Janar, trajneri i Realit siguroi edhe njëherë se nuk ka biseduar me të."E kam thënë edhe më parë se derën e zyrës sime e ka të hapur, por deri tani nuk ka ardhur të bisedojë me mua. E shikoj të qetë Di Marian"- u shpreh Ancelotti.Tekniku italian mbrojti përsëri kandidaturën e Ronaldos për Topin e Artë, por refuzoi ta konsiderojë këtë periudhë si më të mirën për portugezin. Sipas tij Kristiano ka kapacitetin pë rtë shënuar në cdo ndeshje, duke bërë 3-4 seazone shumë të mira deri tani.Për rinovimin e Xavi Alonsos, Ancelotti pohoi se shpreson që kjo çështje të mbyllet sa më parë pa ushtruar presion mbi mesfushorin, ndërkohë që për Varane tha se po vijon procesin e rikuperimit, ashtu siç është parashikuar. Më tej italiani foli edhe për ndeshjen e Pamplonas me Osasunan."Nuk do të ndryshoj shumë gjëra në skuadër. Lojtarët e kanë marrë veten pas takimit në Danimarkë dhe e dimë që Osasuna është një rival i komplikuar. Nuk është një detyrim të shënojmë herët, por vetëm duke dhënë maksimumin mund të fitojmë" - tha italiani. Në fund edhe një koment për kundërshtarin e mundshëm të Realit në 1/8-at e Championsit. Ancelotti u shpreh se nuk ka shumë rëndësi emri i rivalit që do të vendosë shorti, pasi të gjithë ekipet janë të fortë.