Luka Modric në super formë
Luka Modriç duket se është në një moment mjaft të mirë të karrierës së tij. Goli i shënuar ndaj Kopenhagenit shërbeu për të vënë vulën mbi formën fantastike që po kalon kroati këtë sezon me fanellën e madrilenëve. Ançeloti shprehet se ai është një lojtar kyç për skuadrën, i cili mundëson stabilitet në mbrojtje dhe në sulm. Teknikut i pëlqen shumë edhe përshtatshmëria e tij me skemat. Gjithashtu edhe bashkëpunimi në mesfushë me lojtarët e tjerë si Alonso apo Khedira është për t'u vlerësuar. Nga ana tjetër edhe Florentino Perez flet me superlativa për Modriç, duke u shprehur se 28-vjeçari e ka justifikuar sakrificën financiare që bëri klubi për ta sjellë atë në "Santiago Bernabeu". Nga ana statistikore ai është lojtari i pestë me më shumë minuta në radhët e madrilenëve pas Pepes, Ronaldos, Ramosit dhe Benzemasë. Në këtë sezon ai ka luajtur në 15 ndeshje. 10 në La Liga dhe 5 në Ligën e Kampioneve. Konkurrenca në mesfushë me lojtarë të tillë si Ksavi Alonso., Illaramendi apo Kasemiro ëshët fituar shpesh herë prej tij, Një tjetër faktor pro tij është edhe dëmtimi I Kedirës që I ka lejuar atij të jetë zgjedhje parësore për të mbuluar pozicioinin e mesfushorit gjerman.