Cani shpjegon taksat për pagën, debate të ashpra në komisionin e ekonomisë
Qytetarët shqiptarë që prej 1 janarit do të tatohen në bazë të taksës progresive, kush merr më shumë rrogë do ti paguajë më shumë taksa shtetit. Projektligji është miratuar në parim mes debateve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.Ministri Shkëlqim Cani shpjegoi se qytetarët që marrin deri në 30 mijë lekë nuk do tatohen nga 30-130 lekë, por 13% dhe mbi 130 mijë do tatohen 23 % të rrogës.Në bazë të paketës fiskale edhe biznesi i madh do të taksohet më shumë. Sipas kreut të Financave nga 10% taksa shkon në 15%.Ndryshimi i sistemit fiskal në Shqipëri është kundërshtuar prej ish-Ministrit të Financave, Ridvan Bode, i cili e përcaktoi si një gafë që po shkatërron ekonominë. Kjo ka shkaktuar debate midis kreut të komisionit dhe ish-kreut të financave.Ministri i Financave pranoi që ky taksim mund të rrisë evazionin dhe informalitetin, por u shpreh se do të merren masat e duhura.Në Komision u diskutua edhe në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve me 12 lekë. Ministri Cani premtoi se do krijohen skema rimbursimi për sektorët më ndjeshëm si psh.bujqësia.