Fiorentina përmbys Dniepron,Valencia barazon

Sfida më e e fortë e grupit F, midis Fiorentinës dhe Dniepros ka përfunduar me fitoren e vendasve 2-1 duke siguruar vendin e parë në grupin e saj. Montela kishte hedhur në fushë skuadrën më të mirë në mënyrë që të shmang një skuadër të fortë në fazën tjetër të Europa League. Vendasit e nisën mjaftë mirë ndeshjen por u gjendën në disavantazh që në minutat e para. Koplianka kaloi ukrainasit në avantazh që në minutën e 13-të. Fiorentina u mundua të braazoi ndeshjen dhe arriti të shënoj edhe golin e barazimit, 3 minuta pa përfunduar pjesa e parë me një gol të Joakin. Me fillimin e pjesës së dytë italianët rritën presionin e tyre dhe krijuan rtaste të tjera shënimi. Pas këmbnguljeve ët shumta vjollcët gjejnë golin e avantazhit me anë të Guardadsos. Ky I fundit bërti një kalim spektakolar në zonë dhe mposhti portierin ukrainas.. Me këtë fittor skuadra e Montelëës renditet e para dhe pret me qetësi shortin që do të hidhet ditën e hënë në Nion të Zvicrës. Vendi i parë bën që vjollcët të shmangnin skuadrat e Championsit si Juventus, Shaktar Donesk, Porto dhe Benfika.Valencia nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj Kuban Krasnodar, por është kualifikuar si e para në grupin A. Në këtë grup u kualifikua edhe Svansea ndonëse këta të fundit u mundën në Zvicër nga ST Gallen. Eintracht Frankfurti ishte bindës (2-0) ndaj APOEL Nicosias dhe numëron 15 pikë duke u kualifikuar nga vendi i parë në Grupin F. Maccabi Tel Avivi vazhdon garën nga vendi e dytë në këtë grup, ndërsa në ndeshjen e fundit e mposhti Bordeaux me rezultat 1-0.