Surprizohet PSV, Totenhami rekord, Lacio në krizë

Çornomorets ka qenë supriza më e madhe e mbrëmjes së djeshme në Eurpoopa League. Skuadra e dy shqiptarëve Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli fitoi minimalisht ndaj PSV Enthoven duke e eleminuar. Vendasit e nisën lojën më mirë por nuk arritën të shënojnë. Fraksioni I parë I lkojës u mbyll pa gola ndërsa në të dytin ushute Dja Djedje që shënoi për miqtë golin e fitores,. Me gjtihë zëvendësimet e trajnerit Filip Koku nuyk mjaftoi që skuadra të shmangte humbjen në fushën e saj. Miqtë luajitën ëpr disa minuta me nëj lojktarë më pak, por PSV nuk ja doli të realizonte. Në grupin B u kualifikuann Conrnomorets dhe Odesa. Vlen të theksohet se holandezët ishin favorit për të dal të parët në këtë grup.Skuadra e Totenham ka arritur një tjetër fitore të Europa League. Skuadra e drejtuar nga Vilas Boas administroi mjaftë mirë ndeshjen dhe kishte lojtarë që zajonisht rrin në stolin e rezervave. Në takimin ë zhvilluar në "White Hart Lane. Roberto Soldado ishte njeriu kryesor I ndeshjes pasi realizoi tre herë në portën e rusve. Spanjolli shënoi dy herë në pjesën e parë dhe një në të dytin. Goli I parë u shënua nga Holtbi në minutën e 56-të. Me këtë fitore skuadra e Villas Boas hyn në histori si ndër të paktat skuadra që e mbyllin fazën e grupeve të këtij kompeticioni duke I fituar të gjitha ndeshjet. Londinezët shikohen si favorit për këtë kompeticion por zbritja e Juventusit nga Liga e Kampioneve mund ta bëjë akoma më interesante këtë duel. 'Lacio nga ana tjetër vazhdon të zhgënjej. Skuadra e Petkoviuc nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në fushën e saj ndaj Trabzonsporit. Gjithsesi skuadra italiane është kualifikuar si e dyta e grupit, dhe pret një rival të fortë. Miqtë dominuan në pjesën më të madhe të lojës dhe mund të kishin fituar edhe ndeshjen në rast se do të ishin të treguar më të saktë përpara portës. Etrit Berisha bëri disa pritje të mira, ndërsa Lorik Cana nuk u aktivizua.