El Sharaawy dëmtohet sërish, 2-3 javë jashtë

El Sarraiu ëshët I pafat. Faraoni la takimin në minutën e 24-të të pjesës së parë dhe do të rikthehet sërish në fushën e blertë vetëm në 2014-ën. "El Sharaawy ndieu dhimbje në këmbën e majtë, - lexohet në komunikatën zyrtare të publikuar nga Milani, - ndaj dhe futbollisti iu nënshtruar ekzaminimve. Më pas El Sharaaëy zbarkoi në Amsterdam për një konsultë mjekësore të specializuar me profesorin Niek Van Dijk. Sulmuesi kuqezi vuan riaktivizimin e dhimbjeve në zonën ku kishte pësuar më parë një frakturë.U përjashtua ndërkohë hipoteza e një frakture tjetër. Futbollisti do t'i nënshtrohet një periudhe pushimi prej 2-3 javësh pas së cilës do të kryejë një tjetër kontroll me profesorin Van Dijk". Ai nuk është aspak I lumtur për këtë dëmtimi, i cili do t'i ndalojë të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme për sezonin e Milanit. Ditën e hënë me me Romën dhe të Dielën me 22 Dhjetorit kundër Interit. Nuk ka derbi për të që golin e fundit në Serinë A e kishte shënuar pikërisht kundër zikaltërve, në 24 Shkurt të 2013. Pothuajse dhjetë muaj më parë. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm në katër takimet. Viti i pafat për të është duke përfunduar, shpresa e El Sharaawy është që 2014-ta jetë një vit më i mbarë.