Barcelona ka shkatërruar Celticme rezultatin 6-1

Barcelona ka shkatërruar Celticme rezultatin 6-1 në një ndeshje të dominuar totalisht nga Barca me Neymarin në krye. Pique zhblloki rezultatin që në minutën e 7. Në fund të pjesës së parë 40' Pedro dyfishon dhe Neymar shënon golin e parë të "trisit" në të 45'. Me fillimin e pjesës së dytë braziliani gjen rrugën e rrjetësh dy herë për 10 minuta 48' dhe 58'. Tello shënon për 6-0 në të 72' ndërsa Samaras shënon golin e nderit në të 88'. Barcelona arrin në 13 pikë në grup dhe kalon në fazën tjetërIIIAustria Wien ka surprizuar Zenitin duke e mposhtur me rezultatin 4-1, por rusët kanë kaluar për në fazën tjetër falëfitores së Atleticos 2-0 kundër Portos.Atletiko është e para e grupit me 16 pikë e ndjekur nga Zenitme 6 pikë. Ndërsa Porto dheAustria kanë nga 5 pikë, por portugezët kalojnë në Europa League falë fitores në Austri dhe barazimit në shtëpi