Kualifikohet Milani

Milan dhe Ajax mbreme zhvilluan ndeshjën kryesore të grupit H, pasi që kualifikimi ishte i hapur para fillimit të sfidës. Pas një dueli shumë të tensionuar në fundit kulifikimit i'u gëzuan futbollistët e Masimiliano Allegrit edhe pse ndeshja përfundoi në barazim 0-0. Pjesa e parë ishte e barabartë, edhe pse skuadra nga "Amsterdam Arena" pati më shumë nga loja, por duhët cekur që Milani qysh nga minuta e 22? mbeti me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq të Ricardo Montolivos. Pas këtij barazimi Milani rradhitët si i dyti i grupit H me 9 pikë, ndërsa Ajaxi vazhdon garat në Europa Legue, pasi që avanturën në Champions League e përmbyll në vendin e tretë me 8 pikë të tubuara.