Eleminimi i Juventus nga Champions League

Eleminimi i Juventus nga Champions League, përveçse zbeh kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë pasi humbet një ekip me shumë histori, i shton bukurinë kompeticionit tjetër ku kampionët e Italisë do të luajnë nga shkurti e në vazhdim,Europa League. Trofeu i dytë më i rëndësishëm i UEFA-s do të ketë tashmë disa ekipe që do ta bëjnë akoma edhe më interesant.Humbja në Stamboll dhe eleminimi nga Champions League ka edhe pasoja financiare për Juventusin. Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", janë 15-20 milionë eurohumbjet e kampionëve të Italisë për moskalimin e fazës së grupeve. Diferencat mes kompeticionit më të madh për klube në Europë dhe EuropaLeague janë shumë të mëdha: kalimi i grupit, ndeshjet e mëdha direkte, të drejtat televizive etj sjellin miliona euro në arkat e klubeve, ndërsa ku do të luajë tani skuadra e Contes shifrat janë më të vogla.Nëse fiton Europa League Juventus do të marrë nga UEFA pak më shumë se 7 milionë euro në total, më pak nga sa do të përfitonte nëse kalonte grupin në Champions League. Eleminimi i djeshëm ka sjellë luhatje edhe në bursë për klubin bardhezi: menjëherë pas humbjes janë hubmur 7,48%.Ekipeve me emër dhe me yje të shumtë që bëjnë pjesë aktualisht në Europa League do tu shtohen edhe prurjet e reja nga Champions League.Nëse gjithçka shkon si parashikimeve, përveç "Zonjës së Vjetër", Europa League do ketë tashmë edhe Napolin, Benfikën, Porton, Ajaxin etj, por edhe yje si: Tevez, Vidal, Pogba, Pirlo, Llorente, Higuain, Cardoso, Hamsik etj.