Shkodër, Bashkia nis punën për zbukurimin e qytetit

Atmosfera e festave të fundvitit ka filluar të ndjehet tashmë në qytetin e Shkodrës. Edhe pse sapo kemi hyrë në muajin Dhjetor, Bashkia Shkodër ka nisur menjëherë punën për zbukurimin e qytetit.Rrugë të ndriçuara, pemë të dekoruara dhe biznese, që sigurohen që godinat e tyre të përcjellin imazhin e festave. Duke u kujtuar të gjithëve se festat po afrojnë, kjo është panorama që qyteti i Shkodrës po përgatitet ti servirë për Krishtlindje dhe Natën e Ndërrimit të Viteve, banorëve të tij.Këto zbukurime i kanë rritur më tepër gjallërinë kryeqendrës së veriut duke i dhënë pamjen e një qyteti që feston. Kjo gjë tashmë traditë nuk mund të shmanget në përcjellja e vitit pa këto detaje plot ngjyra optimiste. Ky demostrim shumëngjyrësh, është marramendja më e bukur përballë ndërrimit të fletëve të kalendarit. Pasi askush nuk mund ti shpëtojë kësaj tërheqjeje të ngjyrave mes llampave ndriçuese, që hedhin pëlhurën e ndritur të reflekseve nëpër sheshe.