Baseni detar i portit të Durrësit, i ndotur nga mungesa e një landfilli për mbetjet

Ujërat e basenit detar janë të ndotura si pasojë e mungesës së një landfilli të përpunimit të mbetjeve brenda portit, por edhe për shkak të anijeve të peshkimit të cilat ndodhen prej vitesh të ankoruara në një nga kalatat.Për të menaxhuar sa më mirë situatën, porti i Durrësit në bashkëpunim me atë të Barit, në fillim të vitit të ardhshëm ka parashikuar të zhvillojë një diskutim të gjerë mbi bashkëpunim dy palësh mes vendeve respektive.Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Portit Detar, Gazmir Tahiri, ulja e nivelit të ndotjes në basenin e portit, do të eliminohej vetëm pas ndërtimit të një impianti të përpunimit të mbetjeve brenda territorit portual.Prania e peshkarexhave në një nga kalatat e Portit të Durrësit konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj të basenit.Ndaj, sipas Tahirit largimi i anijeve të peshkimit nga territori i portit do të ulë ndjeshëm nivelin e ndotjeve.Për ti dhënë një zgjidhje konkrete problemit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta e të lëngshme, drejtues të portit, kapitenerisë por edhe firmat patruese kanë ndërmarë takimin e rradhës nga ku pritet të fillojë edhe ndërhyrja.