Bashkia e Himarës nderon korifejtë e Polifonisë së Jugut

Bashkia e Himarës ka nderuar me titullin "Nderi i Qytetit" disa prej korifejve të polifonisë së bregdetit. Në prani të dhjetëra artistëve dhe të ftuarve të shumtë u zhvillua një ceremoni ku ata që morën fjalën nxorrën në pah vlerat e secilit prej personave të  përzgjedhur nga bashkia për të marrë titullin "Nderi i Qytetit".Me "Nderi i Qytetit" u vlerësua Neço Muka Himarjoti, ai që këngën polifonike të Pilurit dhe Himarës nuk e mbylli mbrenda mureve të kësajtreve, por e përcolli atë edhe nëpër Europë. Me çmimin "Nderi i Qytetit" bashkia e Himarës ka vlerësuar sot edhe korifejtë e këngës polifonike himarjote Lefter Cipa , Katina Bjeleri etj .Emocione të rralla sollën në këtë veprimtari kujtimet e këngëtarëve që morën tiullin si dhe nderimi për polifonët që nuk janë më në jetë, por që kanë pasuruar traditën e këngës himariote dhe që në dekada janë përfaqësues të shkëlqyer të një tradite unike në llojin e vet jo vetëm në trevat shqiptare, por më gjerë.Në fjalën e vet kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, shtoi se ky nderim i vonuar për këngëtarët, artistët dhe grupet tona të këngës është një detyrim që po kryejmë në emër të vlerave të traditës dhe kulturës himariote dhe vendit në tërësi.