Tiranë, zjarr në një shtëpi private, vdes e moshuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2013, 16:30
Një e moshuar ka ndërruar jetë mesditën e sotmë në kryeqytetit pas një zjarri që përfshiu banesën ku jetonte. Viktima është 81-vjeçarja Margarita Shkurti e cila ndërroi jetë në spital.Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Gjin Bue Shpata" në kryeqytet ku një zjarr i fuqishëm përfshiu shtëpinë private në të cilën banonte e moshuara.Dyshohet se ngjarja është aksidentale ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në banesë.Edhe pse e moshuara është nxjerrë e gjallë nga shtëpia ajo ka ndërruar jetë disa orë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra.