Berisha në “facebook”: Kapsollat poshtë makinës së Besnik Dervishit i ka vënë Rama

Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë ku poshtë makinës së prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, u gjet 200 gram lëndë plasë e llojit C4.Berisha ironizon se kapsollat poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi i ka vënë vet kryeministri Rama.“Kush i vuri kapsollën mbrapa Besnik Dervishit?Të dashur miq, pardje në mëngjes mediat u informuan se një telefonatë anonime kishte njoftuar se në kryeministri ishte vendosur një bombë dhe se një makinë, që nuk dihej se e kujt ishte, kishte arritur të parkojë në një zonë të ndaluar. Mediat paraqiten live makinën e parkuar në zonën ku për arsye sigurie lejohen të parkojnë vetëm makinat e ministrave dhe ajo e sugarit, më saktë manarit të kryeministrit, Fuga.Pas tre orësh show mediatik doli se makina ishte veturë personale dhe jo ajo shtetërore e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi dhe se nën të ndenjurat e prefektit ishin vendosur 250 gr eksploziv C 4, nga ai që qeveria përdor këto kohë për të hedhur në erë ndërtesat. Të nesërmen u harrua fare dhe telefonata anonime dhe zyrtarisht u tha se ishte Dervishi vet që kishte njoftuar Gardën për eksplozivin nën të ndenjurat e tij por nuk kishte thënë nëse e kishte vendosur në Vlorë apo Tiranë. Mediat botuan informacionin se futjen e makinës në zonën e ndaluar e kishte bërë duke e ngarë vet atë jo Besnik trimoshi por drejtori i antikorrupsionit në kryeministri z. Hoxha.Pra të dashur miq, faktohet në mënyrë të padiskutueshme se kapsollin prefektit ja kishte vënë mbrapa vet Edi Rama. Por Dervishit i ra bingo! Një makinë e re personale nga qeveria që i dëmtoi makinën në skenarin qesharak në oborrin e saj. Sb”, shkruan Berisha në “Facebook”.