Haxhinasto: Çertifikimi i ANTA-s, zhvillim historik për aviacionin

Agjencia e trafikut ajror civil ANTA certifikohet për 6 standarde ndërkombëtare, si një nga qëndrat që ka implementuar kërkesat e rregullores së Komisionit Europian.I pranishëm në ceremoninë e marrjes së këtij çertifikimi, Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto u shpreh se ky moment është një zhvillim historik për aviacionin.“Ky çertifikim e bën ANTA-n të jetë pararendësja e zbatimit të standardeve Ndërkombëtare në fushën e Transportit Ajror, veçanërisht të shërbimeve të Kontrollit të Trafikut Ajror. ANTA, gjatë këtyre viteve, ka përjetuar një zhvillim të madh, si në drejtim të investimeve, që i kanë shërbyer modernizimit të shërbimeve të Trafikut Ajror, ashtu dhe në drejtim të arritjes së standardeve ndërkombëtare, ANTA përbën modelin më të mirë të një sipërmarjeje shtetërore, që realizon shërbime me standarde dhe veçanërisht me siguri dhe cilësi të lartë, e kjo na bën ne të ndihemi krenarë për arritjet e kësaj shoqërie. Çertifikimi, sipas këtyre standardeve ndërkombëtare, e vendos ANTA si një nga shërbimet në pararojë të integrimit në Evropë. Me këtë rast dëshiroj të përgëzoj Drejtorin Sulaj dhe gjithë stafin e ANTA-s në shërbim të këtij Zhvillimi Cilësor” tha ai.I pranishëm ishte dhe Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili deklaroi që për arritjen e këtyre standardeve është investuar.Çertifikimit të kësaj agjencie i shtohet dhe cmimi i artë i kurorës për cilësinë nga organizata ndërkombëtare për identifikimin e bizneseve me qendër në Londër.