Kakavijë, goditet rrjeti i trafikut të drogës, 4 të arrestuar

Efektivat e Policisë Kufitare në Kakavijë kanë goditur sot një rrjet trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të një operacioni i cili ka zgjatur 3 orë është bërë i mundur sekuestrimi i 11 kg marijuanë dhe arrestimi i 4 personave.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ermir Meçaj 25 vjeç nga Fieri, Endrit Shkurti 25 vjeç nga Ballshi dhe dy vëllezërit Eri  dhe Bardhi Skënderaj përkatësisht 23 dhe 19 vjeç nga Ballshi.Sipas policisë 4 të arrestuarit kanë tentuar të transportojë drejt shtetit grek lëndën narkotike të cilën e kishin blerë në fshatin Lazarat.Gjatë kontrollit në automjetin që po transportonte drogën policia ka gjetur në sediljen e pasme të automjetit 11 pako  të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narktorike mariuanë , gjithësej 11 kilogramë.Ndërkohë ndaj 4 të arrestuar rëndon akuza për "Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim".