AK: Berisha të firmosë referendumin për bashkimin kombëtar

Qëndrimet publike te kryeministrit Berisha ne Shkup dhe me pas ne Vlore, ne mbështetje te tezave te bashkimit kombëtar, nga njera ane provokuan ndjenjat e maqedonasve dhe grekeve, por u pane me simpati nga partia nacionaliste shqiptare e drejtuar nga Kreshnik Spahiu.Aleanca Kuq e Zi, megjithëse e rreshtuar ashpër kunder Berishës, ia dergoi te parit pikërisht Kryeministrit peticionin per referendumin e bashkimit te Shqipërisë e Kosovës."Duke marrë shkas dhe nga qëndrimet tuaja publike në javët e fundit mbi çështjen e bashkimit kombëtar, ne ju ftojmë të jeni një nga bashkëfirmëtarët e parë të kërkesës zyrtare për realizimin e referendumit për bashkimin e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës", është shprehur Spahiu.Aleanca Kuq e Zi nisi zyrtarisht mbledhjen e firmave për realizimin e këtij referendumi ne 28 nëntor në Morinë. Kjo kërkesë sipas AK-së është bazuar në “nenin 150, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku populli nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote ka të drejtën t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.