KLD, shtyn për të premten vendimin për Tabakun
Ashtu siç ka bërë me zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen duke vonuar prokurorinë në apelim, gjyqtari Neritan Tabaku ka zgjedhur pak a shumë të njëjtën skemë për të vonuar KLD-në të marrë vendim për fatin e tij.Në vend të paraqitjes se tij fizike në institucionin më të lartë vendimarrës të drejtësisë Gjyqtari i durrësit ka dërguar një copë letër si raport mjekësor që justifikonte mos paraqitjen e tij.Kështu për të dytën herë gjyqtari që akuzohet se la të lirë Ilir Xhakjan, i ka shpëtuar masës ndëshkimore që pritet të marrë KLD-ja.“Gjyqtari Nertian Tabaku nuk është prezent dhe ka paraqitur edhe një raport mjekësor. Unë mendoj të shtyjmë vendimin dhe të premten e ardhshme në orën 11:00 të mblidhet KLD-ja” theksoi Nishani.Nertian Tabaku është edhe nën hetim nga prokuroria pasi eshte etiketuar si gjyqtari që liroi Ilir Xhakjen autorin e vrajses së mëpasshme të kryekomisar Adem Tahirit.Ndërkaq Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përcaktuar edhe kriteret për gjyqtarët që do të zgjidhen anëtarë të Gjykatës Administrative.Për tu zgjedhur gjyqtarë të Gjykates së Shkallës së Parë të Gjykatës Admistrative gjykatësit duhet të kenë 5 vjet punë, ndërsa 9 vjet eksperiencë duhet të kenë gjyqtarët që do të konkurojnë për të qenë pjesë e Gjykatës së Apelit.Konkursi është përcaktuar të mbahet në datën 21 e 22 janar. Edhe pse funksionimi i Gjykatës Administrative nuk mund të nisë pa miratimin e gjykatës së lartë, anëtarët e KLD-së kanë kërkuar që ky institucion të mbyllë të gjitha procedurat , për të mos qenë në asnjë rast pengesë.Këshilli gjithashtu ka shqyrtuar dy kërkesat e Ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtareve. Konkretisht, Këshilli vendosi pranimin e kërkesës së Ministrit e Drejtësisë për dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”, për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, zj. Mimoza Margjeka, ndërsa rrëzoi kërkesën e Ministrit e Drejtësisë për “Shkarkim nga detyra” të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, zj. Vjola Canaj.Diskutimet e Këshillit vijuan me shqyrtimin e projekt akteve përfundimtare të vlerësimit të Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për 7 gjyqtarë. Mbas realizimit të procedurës së votimit të këtij projekt akti, në përfundim u vendos vlerësimi “shumë mirë” për gjyqtarët: Liljana Baku (Sulollari) – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Ilirjana Olldashi – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Rexhina Merlika – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, Etleva Temo – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, Nafije Curri – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, Gentiana Muça – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si dhe vlerësimi “mirë” për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, Ahmet Jangulli.