Basha i dhuron Mitrovicës Monumentin e Shqiponjës

Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë i ka dhuruar qytetit të Mitrovicës Monumentin e Shqiponjës.Monumenti i Shqiponjës do të qëndrojë përkrah shtatores së Isa Boletinit në Mitrovicë, që është zbuluar më 24 nëntor 2012.Kreu i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati e ka cilësuar Monumentin e Shqiponjës si dhuratën më unike dhe më të çmuar që i është ëbrë ndonjëherë Mitrovicës.Kastrati ka falënderuar kryebashkiakun Basha për dhuratën tepër të veçantë që ai i ka bërë qytetarëve të Mitrovicës. “Shpreh falënderimin tim më të sinqertë për këtë dhuratë dhe për angazhimin personal të kryetarit Basha për sjelljen dhe vendosjen e “Monumentit të Shqiponjës” në Mitrovicë” ka theksuar Kastrati.Ai theksoi gjithashtu se vendi ku është vendosur shtatorja e Isa Boletinit dhe “Monumenti i Shqiponjës”, tashmë janë shndërruar në vend referimi dhe orientimi për qytetarët por si i tillë do të shndërrohet edhe për të gjithë ata që vizitojnë Mitrovicën.Ai ka shprehur respektin më të sinqertë edhe për mikpritjen vëllazërore nga ana e kryetarit Basha, gjatë aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.