Tiranë, tenton të vrasë gruan, arrestohet 48-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2012, 10:50
Policia e Tiranës ka parandaluar një vrasje në një familje në kryeqytet duke bërë të mundur edhe arrestimin e një 48-vjeçari.Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka theksuar se është arrestuar 48-vjeçari Tafil Cani pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij 40-vjeçare.Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit pranë zonës së Zogut të Zi në kryeqytet ku Cani pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij ka tentuar ta vrasë atë me armë.Falë ndërhyrjes së policisë u bë e mundur parandalimi i vrasjes ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe një arsenal armësh.Sipas policisë janë sekuestruar armë luftarake, automatikë, granata ushtarake, ndezës dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe krehëra auto për mbajte fishekësh.