PS mbledh kryesinë, u diskutua për strategjinë e zgjedhjeve

Kryesia e PS ka miratuar strategjinë elektorale për zgjedhjet e vitit 2013, e cila fillimisht mori mbështetjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të kësaj force politike.Mbledhja ka konkluduar me ngritjen e një grupi pune të përbërë nga Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, Bashkim Fino e Blendi Klosi që do të monitorojnë impelementimin e strategjisë në të gjithë vendin.Kryesia ka rënë dakord që të mos ketë ndryshim të delegatëve, duke lënë të njëjtën shpërndarje të deputetëve nëpër zona.Pjesë e strategjisë elektorale të socialistëve është shpalosja derë me derë e programit për një Rilindje Shqiptare, për të cilën kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se do të nisë turi i takimeve në janar të 2013-ës.