Basha: Paketë në mbrojtje të nëpunësve, 4500 të pushuar në tre muaj
Tashme qe akti normativ qe shtynte me 6 muaj hyrjen ne fuqi te ligjit per nepunsin civil eshte rrezuar nga Gjykata Kushtetuese dhe ky ligj i shtyn efektet qe nga 1 tetori, Partia Demokratika po pergatit nje paktete te plote masash ligjore per tu ardhur ne ndihme te shkarkuarve nga administrata shtetërore.Partia Demokratike, do te mbroje çdo burre dhe grua qe eshte goditur nga paligjshmeria e qeverise Rama, tha Kryetari Basha, dhe sipas tij zyrtarisht jane te regjistruar 1189 nenpunes te shkarkuar , ndersa ne total per tre muaj mund te jene rreth 4500.“Zhbërja, paligjshmëria dhe arbitrariteti, kanë shkëlqyer botërisht si tiparet e qeverisë “Rama” këto 3 muaj të parë dhe në asnjë fushë më bindshëm se sa në fushën e spastrimeve politike të administratës publike, duke larguar profesionistët dhe duke punësuar në vend të tyre, klientelën klanore, nepotike apo korruptive të dyshes Rama-Meta. 1189 është numri i dokumentuar i deri djeshëm, i të larguarve dhe shkarkuarve që kanë paraqitur zyrtarisht ankesa online dhe pranë zyrave të Partisë Demokratike. Numri total i të larguarve përllogaritet megjithatë rreth 4500. Një pjesë e madhe e tyre janë nëpunës civilë, dhe një pjesë tjetër do të gëzonin këtë status prej datës 1 tetor. Kjo është arsyeja pse Rama e shtyu hyrjen në fuqi të ligjit për Nëpunësin Civil, nëpërmjet sjelljes së tij antikonsensuale dhe akteve të tij antikushtetuese, sepse kjo përbënte një pengesë të fortë ligjore për spastrimet që ka nisur. Por spastrimet që janë ndërmarrë këto 3 muaj janë bërë në shkelje të hapur dhe flagrante jo vetëm të ligjit të ri, por të çdo ligji tjetër në fuqi apo të vjetër, nëpërmjet mekanizmave antiligjorë të ndryshimeve artificiale të strukturave, duke ndryshuar emërtimin e zyrave por jo të funksioneve, e duke mos paraqitur asnjë motiv ligjor. Janë të dokumentuar, siç e thashë më lart, 1189 raste flagrante shkarkimesh të paligjshme deri dje, por numri total po sipas informacioneve tona, deri dje ka mbërritur në afro 4500 burra dhe gra, të rinj dhe të reja. Sot po paraqesim para medias dhe opinionit publik një fragment të vogël por domethënës të kësaj reprezaljeje sistematike dhe natyrës së saj antiligjore dhe antinjerëzore”tha Basha.Basha tha se zhberja, paligjshmeria dhe arbitariteti, kane shkelqyer ne qeverine Rama, sidomos persa i perket shkarkimeve ne administrate. Por sipas tij ne çdo moment pergjegjesit e kesaj reprezalje do te perballen me ligjin.“Partia Demokratike qëndron në krah të gjithë burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave dhe familjeve të tyre të goditur nga paligjshmëria dhe pandjeshmëria arrogante dhe arbitrare e Ramës dhe të tijve.Ne po përgatisim një paketë masash juridike dhe organizative për tu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur padrejtësisht nga këto veprime antiligjore. I siguroj ata dhe mbarë opinionin publik se shkaktarët dhe përgjegjësit e këtyre veprimeve të paligjshme do të përgjigjen herët apo vonë para ligjit dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje që ata të përgjigjen sa më herët”deklaroi kreu i PD.Kryetari i demokratëve tha se spastrimet e paligjshme në administratën publike kanë vazhduar edhe dje, kur sipas njoftimeve Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e aktit normativ të qeverisë për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil, për rrjedhim anulimin e të gjitha efekteve që tashmë ky akt antikushtetues ka prodhuar përgjatë këtyre 3 muajve të qeverisjes.Nje dite me pare gjykata kushtetuese me 5 vota pro dhe 4 kunder i dha te drejte ankimimit te Partise Demokratike per te shpallur te pavlefshem aktin normativ qe shtynte hyrjen ne fuqi te ligjit per nepunesin civil.