Mblidhet sot qeveria, priten diskutime për paketën fiskale dhe buxhetin

Mblidhet sot në orën 10:00 Këshilli i Ministrave ku priten diskutime për paketën fiskale dhe buxhetin e shtetit.  Ashtu siç ka paralajmëruar edhe më herët për shkak të situatës financiare, buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë më i ulët se në vitet e shkuara. Ndërkohë në prezantimin e paketës fiskale pritet që qeveria të nisë prej vitit të ardhshëm zbatimin e taksës progresive e cila do të prekë rrogat mbi 13 000 lekë.Por taksa progresive nuk është mirëpritur nga shoqatat e biznesit të cilat i kanë kërkuar kryeministrit Rama të shtyjë të paktën me një vit ndryshimin e sistemit taksor dhe të lërë në fuqi edhe për një vit taksën e sheshtë.Ndërkohë Partia Demokratike prej javësh ka akuzuar qeverinë se po vonon prezantimin e buxhetit duke shkelur Kushtetutën. Sipas PD-së, vonesa ka ardhur si shkak i paaftësisë së kabinetit qeveritar.Ndërkohë, mbledhja e qeverisë zhvillohet një ditë pas rrëzimit nga Kushtetuesja të Aktit Normativ për ligjin e Nëpunësit Civil