Atentat me tritol prefektit të Vlorës, makina me 200 gram C4 në oborrin e kryeministrisë
Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi i ka shpëtuar me shumë fat një atentati me C4 në makinën e tij. Automjeti Peugot 407 ka udhëtuar deri në oborrin e Kryeministrisë me 200 gram eksploziv të përgatitur për të shpërthyer me celular.

Mbetet misterioze sesi autorët e kësaj ngjarje kanë menduar ta shpërthejnë një sasi të tillë lënde plasëse dhe për më tepër, kur do kryenin një gjë të tillë.
Makina e prefektit të Vlorës po hynte në selinë e qeverisë rreth orës 9:30 e minuta dhe i është nënshtruar një kontrolli rutinë nga ana e Gardës së Republikës, ku është pikasur një objekt mjaft i dyshimtë poshtë automjetit.
Menjëherë është njoftuar salla operative e policisë,e cila ka bërë sigurimin e përimetrit, pasi kishte dyshime të forta se në këtë automjet kishte lëndë eksplozive.
Pas kësaj pranë Kryeministrisë kanë mbërritur edhe forcat antieksploziv të policisë së shtetit, të cilat e kanë konfirmuar një fakt të tillë, se poshtë makinës kishte lëndë plasë e llojit C4,në sasinë e 200 gramëve.
Pas gati 1 orë pune nga ana e efektivë antieksplozive është kryer edhe shpërthimi i kontrolluar i sasisë së lëndës plasëse.
Ndërkaq në njoftimin e Ministrisë së Brendshmë thuhet që do të ishte një shperthim që do të bëhej me celular, pasi janë gjetur dy kapsolle,nje detonator dhe një celular.
Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur edhe Prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët kanë kryer hetimet paraprake dhe kanë mbledhur provat e nevojshme.
Burime nga kjo Prokurori bëjnë me dije se kanë filluar hetimet për veprën penale të akteve terroriste.
Ndërsa vetë i rrezikuari nga ky atentat, prefekti i vlorës Dervishi është pyetur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për gati 3 orë,duke sqaruar pozicionin e tij me këtë ngjarje dhe intenerarin e udhëtimeve që ai ka bërë ditët e fundit, ku bëhet me dije se gjatë tre ditëve të fundit Dervishi nuk ka lëvizur nga kryeqyteti.
Të njëjtat burime sqarojnë se pistat e hetimit janë disa,pasi është shumë herët për të perjashtuar. Pista që lidhen me detyrën e Dervishit,konflikte të mbartura ndër vite apo të reja, apo edhe situata e prishjes së ndërtimeve pa leje në Vlorë.
Pas tre orësh Besnik Dervishi ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nën masa të rrepta sigurie dhe sëbashku me familjen e tij ai është marrë në mbrojtje.
Ndërkohë, prokurorët kanë kërkuar nga kompania telefonike, të zbardhë të gjithë hyrje-daljet e thirrjeve telefonike të kartës që ishte instaluar në tritolin C4 si dhe të dhënat se aparatit telefonik, nëse është përdorur nga ndonjë person tjetë