Shkatërrohet rrjeti kriminal, sekuestrohen 6 ton drogë, mes të arrestuarve dhe shqiptarë
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali. Rreth 6 ton drogë, që prodhonin më shumë se 2 milionë doza në treg, dhe sillnin një fitim prej 10 milionë euro janë sekuestruar të enjten në Itali.Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Komo, Milano, Barleta-Andria-Trani ka çuar në burg 12 persona, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar në flagrancë. Policia tha se ka kontrolluar 43 shtëpi, ku janë sekuestruar pese makina, materiale për paketimin dozave si dhe 11 mijë euro.Mësohet se mes të arrestuarve janë dhe shumë shqiptarë. Sipas policisë italiane zinxhiri i trafikutshtrihej në tri nivele;koka ishte një familje shqiptare, e cila sillte drogën nga Shqipëria, një grup shqiptaro-italian e blinin dhe e shpërndanin, si dhe një grup i tretë i përbërë vetëm nga italianë.Ngarkesat vinin nga Shqipëria, zbarkonin në Pulia, ku ruhej droga dhe më pas transportohej me furgonë dhe mjetet të tjera në zona te ndryshime të Italisë.