Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Neritan Tabakut, kundër rrithimit të tij në detyrë

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Neritan Tabakut për tu rikthyer në punë. Vendimi është dhënë rreth orës 13:30 minuta të mesditës së sotme nga 15 anëtarët e Kolegjeve të Bashkuar.Me këtë kërkesë Tabaku kërkonte që kolegjet e bashkuara në Gjykatën e Lartë, të anullojnë vendimin administrative të KLD-së që e shkarkoi atë pak kohë më parë p ër t’i hapur rrugën hetimeve dhe procedimeve të prokurorisë.Pas seancës ka folur edhe avokati i Neritan Tabakut, i cili tha se do ta ankimojë vendimin në Kushtetuese.“Nuk mund ti themi argumentet që u përdorën për tu rrëzuar këtë vendim pasi u desh një ditë e tërë për ti diskutuar. Vendimin do ta ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese” tha avokati i Tabakut pas dhënies së vendimit.Ndërsa përfaqësuesi i KLD-së në këtë çështje ka falenderuar gjykatën për dhënien e këtij vendimi.Tabaku u shkarkua pasi sipas KLD ai nuk kishte zbardhur një vendim për Ilir Xhakjen, person i cili më vonë vrau Adem Tahiraj, ish-shef i komisariatit të Shijakut.