“Themelohet” Senati Demokristian, strukturë e partive kristiane në Shqipëri

Pas krijimit të "Unionit", kristianët kanë hedhur një hap më të rëndësishëm  duke themeluar "Senatin Demokristian", që shënon pikën më të lartë të përfaqësimit të kësaj alternative, ku qëllim ka unifikimin dhe promovimin e vlerave kristiane, por dhe ruajtjen e vlerave kombëtare. Senatorët themelues janë figura të njohura në jetën politike, akademike, sociale, kulturore, mediatike dhe më gjerë.Vetëm pak ditë me parë alternativat e ndryshme politike kristiane, hapën rrugën e bashkimit në një parti të vetme duke krijuar “Unionin Demokristian Shqiptar”.