Bashkëpunimi kundër krimit, inspektorët shpërndajnë numrat e telefonit në komunitet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2013, 16:43
Në kuadër të policimit në komunitet, Drejtoria e Policisë Tiranë ka zgjedhur një mënyrë shumë interesante për të sjellë më afër qytetarët dhe efektivat e policisë.Për këtë arsye inspektorët e zonave të ndryshme në kryeqytet i kanë shpërndarë kartvizitat personale qytetarëve në rast se ata do të kenë nevojë për ndihmën e uniformave blu.Aktiviteti i policisë së Tiranës ishte i shpërndarë në të gjithë territorin e Drejtorisë së policisë së Tiranës. Aktiviteti synon rritjen e besimit te policia dhe qytetarët ta shohin atë si aleat në zgjidhjen e problemeve të sigurisë.