Biznesi në bllok kundër Ramës: Kundër taksës progresive, do dëmtojë biznesin

Biznesi ka vendosur të vendoset si barrikadë për të mbrojtur taksën e sheshtë e për të refuzuar idenë progresive të kryeministrit Rama. Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ka zbardhur prapaskenat e mbledhjes së djeshme të Këshillit.Biznesi e sheh me shqetësim raportin e ri të qeverisë me FMN, sidomos për çwshtjen e taksave.Për Jakën emergjente është forcimi i ekonomisë dhe jo rritja e taksave, e cila mund të bëhet më vonë pasi një hap i tillë do rrisë informalitetin e do largojë investitorët.Pak ditë më parë edhe biznesi i madh i përfaqësuar nga Konfindustria e kundërshtoi rritjen e taksës dhe duket se tashmë i gjithë ky sektor është on bllok kundër taksës progresive të premtuar që në fushatë nga Edi Rama.