Bashkia dorëzon buxhetin 2014, projektet e Bashës që synojnë votën e të majtëve
Duke dorëzuar draft buxhetin 2014-2016 në Këshillin bashkiak, bashkia e Tiranës ka lajmëruar edhe projektet kryesore që synojnë të realizohen vitin e ardhshëm. Disa nga projektet strategjike janë ggjatimi i bulevardit kryesor dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës; Terminali multimodal i Tiranës; Linja e tramit Kinostudio - Kombinat dhe studimi i fizibilitetit për 2 linjat e tjera të tramit; Menaxhimi dhe trajtimi i mbetjeve në partneritet publik - privat.Bashkia bën të ditur se një pjesë e buxhetit do të shkojë për kompensimin e pronarëve që do të shpronësohen për realizimin e projekteve strategjike. Një pjesë e parave të buxhetit afatëmesëm do të shkojnë edhe për ndërhyjet në infrastrukturën e qytetit, ku pritet rehabilitimi për 95 km rrugë kryesore e dytësore dhe rikonstruksionin e 69 km rrugë.Ky insitucion do të rikthejë edhe një herë punën për të sistemuar korsitë e dedikuara për transportin publik për biçikleta dhe autobus urban. Në të njëjtën kohë përfshihen dhe mjaft ndërhyrje në sitemin e ndriçimit në Tiranë.Ndërhyrjet në çerdhe, kopshte e shkolla mbeten prioritet i Bashkisë së kryeqytetit, ndërkohë që vitin që vjen do të ofrohet fondi i garancisë për kredi që do të ofrohen për bizneset e reja të drejtuara nga të rinj.Por mbledhja për programin buxhetor afat-mesëm 2014-2016 nuk pritet të kalojë pa debate në Këshillin bashkiak, pasi kryebashkiaku Basha do të përballet me kundërshtimin e socialistëve të cilët kanë dhe shumicën e votave në Këshilli.Nëse nuk do të votohet ky buxhet afat-mesëm, mjaft nga këto projekte do të mbeten në letër, duke krijuar kështu situate të padëshirueshme dhe vetëm përplasje politike, situata mjaft të njohura në Bashki kur pushteti qëndror dhe ai vendor qeverisen nga subjekte politike kundërshtare.