BE kërkon rezultatet kundër krimit, PAMECA 4 mln euro ndihmë Policisë së Shtetit

4 milion euro të tjera do të shpenzojë Bashkimi Europian për ndihmë ndaj policisë shqiptare ,në misionin PAMECA 4. Dhënia e këtyre parave është shfrytëzuar nga Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi, për ti kujtuar politikës shqiptare se ka ardhur koha për të parë rezultate kundër krimit dhe korrupsionit.“Duhet të luftohet korrupsioni në nivele të larta, dhe krimi i organizuar. Ligji Anti-Mafia mund të sjellë rezultate. Dhe një fushë tjetër është fuqizimi i koordinimit të bashkëpunimit të institucioneve për të siguruar shkëmbimin e informacionit në nivel rajonal e kombëtar. Është esenciale që policia bashkëpunon me agjenci të tjera ligjzbatuese për të kryer operacione sa më të sukseshme. Një minsitër i nderuar i BE-së thtoë se çdo shoqëri ka ato kriminelë që meriton. Ajo që është e vërtetë është se çdo komunitet ka ato institucione ligjzbatuese të cilët i kërkon, prandaj BE ka kërkuar të insistojë në progesin dhe pëforcimin e kapaciteteve të policisë në këtë vend të shenjtë. Ne jemi të vendosur të mbështesim dhe do forcojmë kapacitetet legjislative dhe kërkojmë rekorde sa i takon luftës kundër korrupsionit pas 10 vitesh dhe milionave duhet të shikojmë rezultate konkrete. Duhet të ketë gjyqësor dhe institucione ligjzbatuese më të forfta dhe efektive. BE kërkon në forcimin e kapaciteteve të policisë”- tha Sequi.Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shprehu vullnetin e qeverisë për të luftuar këto fenomene. Ndërsa sqaroi se ka trashëguar një situatë jo të mirë nga paraardhësi i tij. Pagat e ulëta,shkollimi i dobët dhe trasferimet e shpeshta të efektivave kanë sjellë rezultate të dobëta,sqaroi Tahiri."Në këto 2 e muaj e pak ditë të qeverisë kemi treguar vullnet për të bërë gjithçka kundër krimit të organizuar. Kemi ecur mbi bindjen se përpara se të anëtarësohemi në BE, duhet të për mbushim aspiratat e shqiptarëve për të qenë të lirë nga dhuna, krimi, korrupsioni, dhe çelësi i suksesit është rikonceptimi i vlerave më të mira të një shoqërie, duke ndërtuar një urë komunikimi të konsoliduar mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.Mesatarja e notave të aplikantëve në policinë e shtetit nuk është fare e kënaqshme. Sa i takon trajtimit financiar mbetet akoma më shumë për të bërë.Vetëm duke kaluar shpejt nëpër shifra, për të ndaluar në transferimet në detyrë të punonjësve të Policisë së Shtetit, mjafton t’ju them që vetëm nga viti 2010, në vitin 2011, 2012 dhe janar-shtator 2013, janë transferuar nga detyra 8866 punonjës policie, që janë 90 për qind e Policisë së Shtetit. nga janari deri në shtator 2013, 12 për qind e punonjësve të Policisë së Shtetit kanë ndenjur më pak se një muaj në detyrën e tyre; 20 për qind e punonjësve të Policisë së Shtetit – më pak se dy muaj; 26.6 për qind - më pak se tre muaj. Megjithëse në përllogaritjet tona paraprake duhen diku ndërmjet 15-20 ditë për të marrë detyrën dhe për t’u familjarizuar me praktikën, procedurën dhe protokollin e detyrës, shifrat flasin qartë që për shkak të transferimeve të vazhdueshme, ka qenë thuajse e pamundur për gati 50 për qind të Policisë së Shtetit, nga janari deri në shtator të familjarizohet si duhet me detyrën dhe të marrë përsipër barrën e përgjegjësisë përballë qytetarëve. Gjendja në shtator 2013, duke e llogaritur nga pikëpamja financiare e lëvizjeve, në shtator 2013 Policia e Shtetit paguan për 1 post pune, 1.6 punonjës. Misioni PAMEKA është një ndihmë mjaft e vyer për policinë edhe shtetit, dhe jo vetëm sa i takon mbështetjes financiare, por edhe në krijimin e trysnisë së nevojshme në policinë e shtetit për të rritur standardet tij. E pranoj me shumë gëzim se sot kemi trashëguar në Policinë e shtetit shumë arritje, por duhet të pranoj se kemi dhe sfida të panumërta që na presin” u shpreh Tahiri.Projektit PAMECA 4 synon konsolidimin e kapaciteteve për zbatimin e ligjit në Shqipëri, ndërsa i gjithë projekti është financim i BE.