Apeli shtyn akimimin e Tabakut, gjyqtari kërkon heqjen e dënimit nga KLD
Pas shkarkimit që i bëri Këshilli i Lartë i Drejtësisë nga detyra e gjyqtarit në Durrës, Neritan Tabaku, kërkon rikthimin në detyrë. Tabaku u shkarkua pasi sipas KLD ai nuk kishte zbardhur një vendim për Ilir Xhakjen, person i cili më vonë vrau Adem Tahiraj, ish-shef i komisariatit të Shijakut.Ne Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së lLartë, Tabaku kërkoi që dy gjytarë nga kjo trupë të mos ishin pjesë e gjykimit, pasi janë aktualisht anëtarë të KLD, por gjykata e rrëzoi kërkesën nën argumentin se dy gjyqatarët nuk janë shprehur asnjëherë për këtë çështje.Tabaku kërkoi edhe pezullimin e këtij gjykimi, pasi ai është në gjykim në shkallën e apelit për shpërdorim detyre dhe sipas avokatit të tij duhet të përfundojë gjykimi në këtë shkallë.Ndersa një kërkesë tjetër e Tabakut ishte lënia kohë që të njihej me vendimin e KLD, ku është vendosur shkarkimi i tij. Gjykata i ka lënë 1 ditë kohë duke shtyrë seancën për nesër në orën 9:00.