286 mijë minoritarë grekë, OMONIA publikon censusin alternativ të minoritetit

Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri numëron 286.852 persona. Ky është rzultati i dalë nga censusi i Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek, OMONOIA.Për realizimin e regjistrimit janë plotësuar 286.852 pyetësorë individualë prej të cilave 30% ose 86.000 në mënyre elektronike. Shpërndarja, kujdesi në plotësim dhe grumbullimi i pyetësorëve u bë në bazë vullnetare nga degët e OMONOIA-s që funksionojnë në të gjitha qarqet e vendit, duke minimizuar koston e ndërmarrjes së këtij procesi. Vlerësimet e specialistëve të realizimit të këtij procesi tregojnë se janë përfshirë 85% e pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në këtë proces.Nga përpunimi fillestar del se 50% e pjesëtarëve të Komunitetit Etnik Grek ka po thuajse qëndrim të përhershëm në Greqi, por ndërkaq mbajnë kontakte shumë të mira me vendlindjen sepse mbi 70% e tyre vizitojnë më shumë se sa tre here ne vit vendet e origjinës.Janë plotësuar në degët e OMONOIA-s qarku Vlore 85.841 pyetësorë individualë, dega e OMONOIA-s Gjirokastër 51.067, dega e OMONOIA-s qarku Korçe 33.561 dhe në pjesën tjetër të territorit me pikë referimi Kryeqytetin Tiranë 32.298, ndërkaq pjesa tjetër e pyetësorëve u grumbulluan në Greqi, shtete të ndryshme të Evropës, SHBA etj. Në këtë proces u përfshi edhe diaspora e vjetër.Përsa i përket një elementi tjetër themelor në indetifikimin e Minoritetit Etnik Grek, atë të besimit fetar, del se i janë përgjigjur mbi 90% ose 259.000 persona se janë të besimit të Krishterë Orthodhoksë.Në procesin për deklarimin e gjuhës amtare 65% ose 186.454 deklaruan si gjuhe amtare greqishten, në pjesën tjetër mbizotëron Vllahishtja me njohuri paralele të Greqishtes dhe Shqipes.Njëkohësisht procesi solli në dritë gjithashtu një të dhënë demografike që lidhet me vendbanimin e popullsive helen, 60% banojnë në fshatra dhe 40% në qytete të ndryshme.Sipas OMONIAS rezultatet e përgjithshme që dolën nga ky proces janë shprehje e madhësisë numerike e njëkohësisht edhe shpërndarjes gjeografike të Minoritetit Etnik Grek dhe do të përbejnë një udhërrëfyes për jetën e saj të brendshme dhe përpunimin e qëndrimeve të saj.