Modernizim i ndihmës sociale, Rama premton në Elbasan: Do zhdukim korrupsionin
Qarku i Elbasanit do të jetë i pari që do të zbatojë projektin pilot për modernizimin e sistemit të asistencës sociale, financuar nga BB. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim në Bashkinë e qytetit, ku edhe është prezantuar projekti pilot.Rama tha se me skemën e re të aplikimit për të përfituar ndihmën sociale nga bashkitë dhe komunat nuk ka vend për korrupsion, ndërsa garantoi personat invalid të cilët nuk kanë marrë pagesat prej disa muajsh se do të likujdohen brenda një kohe rekord.“Ne sot nisim një punë nga themelet për të përmbysur sistemin që bëri për vite me rradhë t’ju hahet haku atyre që ju takon realisht pagë si invalidë apo ndihmë ekonomike dhe të marrë atë që i takon pa u zvarritur më në rrugët e korrupsionit, qoftë një invalid, qoftë një familje me ndihmë ekonomike”, tha kryeministri Rama.Kryeministri Rama fajësoi qeverinë e shkuar se ka trashëguar një sistem të korruptuar.“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për situatën që trashëgojmë, është një situatë ende më e rëndë sec e kemi paraparë, tani që e shohim nga brenda dhe shohim gjithë labirinthin e korrupsionit në të gjithë sektorët.Në këtë aspekt është një situatë më shumë se shqetësuese, pasi këtu korrupsioni ka goditur ata që janë më të dobëtit.Dhe nëse sot njerëzit më në nevojë dhe në rradhë të parë invalidët, janë në kushte dramatike pas disa muajsh pa pagese, kjo vjen pikërisht sepse sistemi ishte i ndërtuar në një mënyrë të atillë që të luante cdo ditë me fatin e tyre për t’ju marrë votën, apo për t’ju ngrënë hakun, duke futur në skemë njerëzit të cilët nuk ishin as invalidë as në nevojë për ndihmë ekonomike. Përmes këtij kantieri duke filluar nga Elbasani, Tirana dhe Durrësi, ne do të bëjmë të mundur që fati dhe vendimmarrja për cdonjërin nga njerëzit në nevojë të mos jetë më në dorën e një administratori, burokrati apo qoftë edhe e një kryetari komune, që merr prej hunde një komunitet të tërë, duke vendosur kë të dojë në këtë skemë.Kjo skemë do të jetë transparente, objektive dhe do të shmangë në mënyrë drastike korrupsionin dhe të gjithë pasojat e prodhuara me korrupsion.Jam i vetëdijshëm që invalidët një orë e më parë do të fillojnë të paguhen dhe ne këtë do ta realizojmë një orë e më parë”, tha kryeministri Rama.Projekti pilot në kuadër të një reforme që quhet modernizimi i sistemit te asistencës sociale, projekt i iniciuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë po aplikohet në tre qytete, në Elbasan, Durrës dhe Fier.