Ch. League, luhen 8 takimet e fundit të fazës së grupeve

UEFA Champions League do të luaj sonte në mbrëmjue 8 takimet e fundit të fazës së grupeve. Në grupin E Shalke pret Baselin në një sfidë për jetë a vdekje. Gjermanët kanë në dispozicion vetëm një mundësi, fitoren ndaj zvicerianëve për të kaluar në raundin tjetër. Një takim shumë interesant duke qenë se Bazeli është vetëm 1 pikë më shumë dhe një fitore e mundshme e vendasve do të sillte kualifikimn e tyre. Ndërkohë në Londër do të luhet akti i fundit mes Chelseat që tashmë e ka siguruar kualifikimin dhe Steauas së Bukurestit që kërkon fitoren e nderit. Në grupin F ose atë të ferrit do të luhen dy përballje spektakolare sepse e 3 skuadra janë në garë për dy vendet e lira dhe ende asgjë nuk është vendosur matematikisht. Napoli pret Arsenalin në "San Paolo" duke shpresuar në një fitore me diferencë tre gola ose më shumë dhe në rast se ky skenar realizohet, djemtë e Rafael Benitez kanë mundësinë reale për t'u kthyer në hero. Por rruga drejt fazës tjetër mund të bëhet më e lehtë për italianët nëse në "Velodrome", Borussia Dortmund do të ngecë në transfertën e Marseille. Kjo ëhstë dicka e vështirë, por shpresa për gjermanët rritet nëse marrim parasysh faktin se ekipi francez nuk ka grumbulluar ende asnjë pikë këtë sezon.Gjithçka për t'u vendosur mbetet edhe në përballjet e fundit të Grupit G ku Zenit St. Peterburg i vendit të dytë udhëton drejt Vienës për të sfiduar Austrian, ndërsa Porto që e ndjek me një pikë më pak, duhet të bëjë mrekullinë në "Vincente Calderon" ku do të ndeshet me Atleticon e Madridit që e ka betonuar vendin e parë në klasifikim.Një tjetër grup delikat mbetet edhe ai H ku Milani duhet të mos bi ën përballjen me holandezët e Ajaksit dhe ka dy rezultate të mundshme në xhep barazimin dhe fitoren. Allegri ka paralajmërur se skuadra e tij nuk do të zbresë në fushë për të mbrojtur me fanatizëm rezultatin 0-0, por nga ana tjetër llogaritë duhen bërë edhe me Ajaxin që nga transferta e "San Siros" nuk ka se çfarë të humbasë. Përballja tjetër e këtij grupi mes Barcelonës dhe Celtic do të shuajë kureshtjen e publikut për skuadrën katalanase, e cila ka rastin më të mirë për të shëruar plagët e shkaktuara nga humbja në Amsterdam dhe ajo në Bilbao.