Familjet e ngujuara në varfëri,Veliaj: As ndihmën ekonomike s’guxojnë ta marrin
Rritja abuzive e numrit të personave që kërkojnë azil poltik në Bruksel për shkak të gjakmarrjes ka shqetësuar autoritetet në vend. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë tha se shkrimet abuzive për këtë persona, po ashtu edhe lëshimet e dokumentacionit do të hetohen.Ndërsa për fenomenin gjakmarrjes në Shqipëri, Ministri Veliaj tha se këta persona jetojnë në varfëri ektreme, nuk shkojnë dot as në zyrat e njësive vendore për të marrë ndihmë ekonomike se kanë frikë, e për këtë arsye Ministri tha se do të nisë dixhitalizimi i të gjithë sistemit të ndihmës ekonomike.Ndërkohë që në tryezën e diskutimeve për gjakmarrjen u evidentuan me shqetësim se 80% e familjeve jetojnë në varfërsi ekstreme dhe se ky fenomen nuk është më vetëm verior, por i shtrirë në të gjithë vendin. Sipas tyre, gjakmarrja tashmë ka dalë jashtë kontrollit të Kanunit dhe ligjit.