100 vjet “Hylli i Dritës”, kremtohet themelimi shekullor i revistës

Provinca françeskane shqiptare "Zoja Nunciate" dhe Ministria e Kultures kane organizuar nje aktivitet kulturor me rastin e kremtimit te 100-vjetorit te themelimit te revistes "Hylli i Drites".E pranishme ne kete aktivitet ka qënë edhe Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, e cila ne fjalen përshëndetëse ka theksuar se kjo reviste shekullore, ka qenë jo vetëm zëri i intelektualëve të krishterë, por edhe përfaqësimi i një grupimi shumë cilësor albanologësh, gjuhëtarësh, letrarësh, folkloristësh të mëdhenj, që ndikuan në kulturën kombëtare.Revista "Hylli i Dritës" lindi bashkë me shtetin shqiptar në nëntorin e vitit 1913 dhe u bë shprehësja kryesore e aspiratave të elitës shqiptare për pavarësi, shtetformim, liri, demokraci e kulturë perëndimore.Kjo revistë është e lidhur pazgjidhshmërisht me emrin dhe veprën e françeskanëve shqiptarë e kryesisht të At Gjergj Fishtës, i cili që në editorialin e parë, dëshmoi që busulla do të shënonte vetëm një drejtim- Europën.Në vitin 1944, "Hylli" i Fishtës ndaloi së botuari, por pas viteve '90 dhe ende sot me një forme të re, "Hylli i Dritës" i është rikthyer traditës.