Rreziku në komunën Dajç, merren masa për forcimin e argjinaturës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2013, 18:44
Per momentin erozioni eshte rreziku i vetem qe i kanoset komunes se Dajçit ne Qarkun e Shkodres.Nje fakt i tille pohohet nga kryetari i kesaj Komune, Arben Gjuraj, i cili u shpreh se sa i takon argjinaturave, gjate dy viteve te fundit jane kryer nderhyrje te shumta per sistemimin e tyre me qellim minimizimin e rrezikut te permbytjeve.Gjuraj nenvizoi se jane kryer investime nga Banka Boterore, Komuna Dajç, Bordi i Kullimit, por qe jane ndihmuar dhe nga komuniteti i kesaj Komune.Ai i ka bere serish thirrje fermereve te Dajçit, per te sinjalizuar çdo rast demtimi qe mund te kete ne argjinatura apo erozion te tokes, duke qene se ky mbetet rreziku me evident i momentit.