Aksidente në Shkodër dhe Tiranë, humbin jetën 2 persona
Një person ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor në Shkodër. Ngjarja u regjistruar në orët e pasdites, pranë kthesës së Beltojës ,ku një person i cili udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet.Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e biçikletës, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.Ndërkohë një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës. 65-vjeçarja, Sanie Kurti, është përplasur nga një makinë tip “Fiat”, me targa AA 666 DT, në afërsi të Vorës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kalimtarja i ka prerë rrugën mjetit dhe si pasojë është aksidentuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.