PD: Rama provoi me foton e diktatorit, tu kërkojë falje shqiptarëve
Partia Demokratike ka kritikuar ashpër praninë e fotos së diktatorit Enver Hoxha përgjatë homazheve të një dite më parë në kuadër të Ditës së Çlirimit. Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, në një konferencë për mediat ndërsa e cilësoi një provokim të qëllimshëm dhe të pabesë, theksoi se ky akt shënoi dhe rënien e të gjithë skrupujve dhe shfaqe e fytyrës së vërtetë politike të Kryeministrit Edi Rama.“23 vjet pas rrëzimit të diktatorit më të egër të europës, Edi Rama e rilindi dje Enver Hoxhën, duke bërë homazhe për të dhe nën shoqërinë e tij. Prania e fotos së Enverit në ceremoninë e kryeministrit, është rënia e të gjithë skrupujve dhe shfaqja e fytyrës së vërtetë politike të kryeministrit të sotëm.Ky provokim i qëllimshëm, i pabesë, në mes të ditës, është bërë me porosinë dhe nën regjinë e Edi Ramës. Shihni faqen zyrtare të Kryeministrit në facebook, fotoja e parë e ceremonisë është ajo ku duket Enver Hoxha. Edi Rama erdhi në pushtet me mashtrim, e nisi qeverisjen me dhunë, shkel ligjin e kushtetutën, dhe në përpjekjen e tij për të trembur këdo, për të futur frikën si tiparin e tij ekzekutiv, ai thërret në ndihmë dikatorin Enver Hoxha” – u shpreh ajo.Partia Demokratike i kërkon Kryeministrit të distancohet urgjentisht nga akti i poshtërimit të shqiptarëve, si dhe të kërkojë falje sot, tani, pa kaluar as edhe një orë më shumë, të gjitha familjeve shqiptare e të gjithë shqiptarëve që kanë vuajtur drejtpërdrejt regjimin gjakatar të Enver Hoxhës.“Ne i kërkojmë ta bëjë këtë, përpara se të jetë vonë. Askush nuk guxon të luajë me dhimbjen e vuajtjet më të mëdha të këtij kombi” përfundoi Vorpsi.