Komuna e Kelmendit e izoluar, Duka: Duhet ndërhyrë me borëpastrues
Situata e krijuar nga reshjet e rena te debores ka shenuar probleme te shumta ne veri te vendit.Kryetari i komunes se Kelmendit,Gjeto Duka, ka bere me dije se qafa e Bordolecit vazhdon te jete e bllokuar nga debora,nderkohe qe aksi rrugor i cili lidh qytetin e Shkodres me kete komune kalohet me mjaft veshtiresi per shkak te ngricave te shumta ne rruge.Ashtu si edhe ne shume Komuna te tjera te veriut edhe ne Kelmend,mungesa e energjise elektrike eshte nje tjeter problem me te cilin duhet te perballen banoret e zones.Perballe nje situate te tille, Duka eshte shprehur se nderhyrja e borepastrueseve eshte emergjente, por ky sherbim deri tani ka munguar.Kjo situate eshte e pervitshme ne qafen e Bordolecit, ku pavaresisht problemeve te njohura ende nuk eshte bere e mundur sigurimi i nje borepastrueseje qe do te ndikonte te pakten ne hapjen e rruges dhe komunikimin me zona te tjera te rrethit.