60-vjetori i TKOB, ekspozitë fotografike me shfaqet më të mira ndër vite

Historia e Teatrit Kombëtar të Operas është prezantuar për qytetarët nëpërmjet fotografive të realizuara ndër vite.Fotografi i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Hamdi Petrela shpjegon se hapja e kësaj ekspozite u bë në kuadër të 60-vjetorit të krijimit të këtij institucioni me rëndësi artistike e kulturore.Sipas Petrelës në fotografitë e kësaj ekspozite janë fiksuar shfaqet më të bukura dhe të veçanta të operas që prej krijimit.Jubileu i 60-vjetorit të krijimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ka sjellë në skenë gjatë vitit 2013 kryevepra të muzikës dhe baletit.Titujt më të mëdhenj të repertorit të operas në vite, por edhe premiera kombëtare janë bërë pjesë e shfaqeve për spektatorin shqiptar.