Rruga e dëmtuar Burrel-Xibër, drejtuesit e mjeteve “heroizëm” të përditshëm

Udhetimi nga Burreli, drejt Komunës Xibër Mat ,mund te konsiderohet nje eksplorim i vështirë dhe i rrezikshem sidomos ne stinen qe jemi.Teksa kalon qytetin e Klosit dhe ngjitesh drejt drejt kesaj Komune, terreni i thepisur mes shkëmbinjëve, e bën lëvizjen teper te rrezikshme dhe të frikshme, jo vetëm për ata që lëvizin për herë të parë në këtë aks rrugor, por edhe për vetë banorët.Drejtuesit e mjeteve, të cilët e bëjnë çdo ditë këtë rrugë mund të quhen me të drejtë "heronj", sepse lëvizin në një aks të vështirë që nuk mund të ketë të krahasuar.Ndersa lëvizim bashkë me mjetin e përditshëm, drejtuesi i tij Sabri Neli, shprehet se çdo ditë përballet me gjendjen e vështirë të rrugës, e cila eshte kthyer ne armikun kryesor per jetën e tyre dhe të pasagjerëve.Sipas tij, as ndërmarrja e rrugëve rurale nuk e ka bërë si duhet punën për hapjen e kanaleve kulluese anësore, por as Komuna nuk ka insistuar tek organet përgjegjëse për të përmirësuar gjendjen e rrugës.Ndërsa udhetojme drejt komunës Xibër, një tjetër drejtues mjeti shprehet se në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit janë mbushur disa gropa dhe më pas askush nuk ka ndërhyrë për ta rehabilituar të paktën me zhavor.Ndërkaq, kryetari i komunës Xibër, Lutfi Çeka, akuzon Drejtorinë e Rrugëve Rurale për gjendjen e vështirë të rrugës. Sipas tij,edhe pse janë njoftuar disa herë zyrtarisht punëtorët e kësaj drejtorie nuk gjenden në rrugë.