Starton “Nata e Bardhë”, Rama hap dyert e Kryeministrisë për qytetarët
Pas dy vitesh mungesë, Kryeministri Edi Rama ka çelur zyrtarisht aktivitetet në kuadër të festës së Natës së Bardhë. Mbrëmjen e sotme Rama ka hapur dyert e Kryeministrisë për qytetarët dhe mysafirët e parë që e nderuan me praninë në sallën e hartave ishin pikërisht një grup fëmijësh të moshave dhe përkatësive të ndryshme. Në fjalimin e mbajtur para tyre, Kryeministri ka premtuar për qytetarët krijimin e hapësirave, për ta bërë të mundshëm vizitimin e Kryeministrisë edhe në ditë të tjera, përpos festave.
“Jam këtu jo vetëm urimin për këtë festë të mrekullueshme të 29 nëntorit, për këtë ditë të bekuar të çlirimit të vendit tonë nga një e keqe shumë e madhe si pushtimi nazifashist, por dhe për t’ju thënë se për fat të keq kësaj here në këtë rilindje të Natës së Bardhë për asye të proçedurave shumë të ndërlikuara, të burokracisë së sigurisë së godinës ne s’mundëm ta hapim godinën për të gjithë, por dhe për një arsye tjetër sepse godina ende nuk është plotësisht e vizitueshme, gjë që do bëjë pjesë në surprizat e Natës së Bardhë të vitit të ardhshëm. Ne duam që përveç kësaj salle që tanimë është bërë e famshme dhe ndërkohë ju siguroj që tërheq vëmendjen e çdo vizitori të huaj që vjen për ta parë nga jashtë Shqipërisë, tërheq vëmendjen e atyre vizitorëve që vijnë nga vende ku plot mrekullira ne duam që të krijojmë edhe hapësira të tjera të rindërtuara për ti dhënë mundësi publikut që ta vizitojë Kryeministrinë jo vetëm në rastin të shumë posacëm të festës së Natës së Bardhë, por edhe në ditë të caktuara të vitit. Duam të ndërtojmë një bibliotekë publike të Kryeministrisë, një hapësirë koncertesh dhe njëkohësisht duam të kemi një hapësirë tonën për të ekspozuar vepra të arstistëve shqiptarë ose të huaj edhe këto të mundshme për tu parë nga publiku” tha ai.Kryeministri u ka premtuar kryeqytetasve se shumë shpejt edhe mjediset përreth Kryeministrisë do të jetë një pjesë e rifituar për kryeqytetin dhe banorëve të tij. Duke përfituar nga larmishmëria e përkatësisë së fëmijëve të pranishëm, ku nuk mungonin fëmijë dhe nga komuniteti rom, Rama përcolli mesazhin e forcimit të bashkëjetesës në familjen e madhe, familjen tonë shqiptare.
“Duam të krijojmë kushte që edhe mjediset përreth Kryeministrisë të kthehen në mjedise që të jenë të shfrytëzueshme nga qytetarët dhe aty që deri pak kohësh kishte rrethime, parkime, godina të shëmtuara pa leje,një hapësirë e tërë publike e keqtrajtuarpor dhe e humbur për qëndrën e qytetit, të kemi një hapësirë publike jo vetëm të ripërtërirë, por dhe shumë të veçantë. Këtë po e bëjmë dalëngadalë, do kërkoj dhe pak kohë, jam i bindur që do jetë një pjesë tjetër e rifituar e kryeqytetit të ëndrrave dhe shpresave tona, në radhë të parë ëndrrave dhe shpresave të më të rinjve, fëmijëve dhe sigurisht të më të moshuarve. Më kanë thënë që sot janë disa grupe, ju jeni grupi i parë. Më vjen mirë që shoh të rinj, fëmijë, shoh fëmijë më të bardhë, shoh fëmijë më me ngjyrë dhe kjo është gjë shumë e bukur, një shprehje e vogël e shembullit të një bashkëjetese harmonike që ne trashëgojmë por që duam ta forcojmë mes njerëzve të të njëjtit komunitet, të njëjtës bashkësi, të njëjtës familje, familjes tonë shqiptare. Vitin e ardhshëm do ketë dhe më shumë njerëz dhe besoj që hapësirat për të cilat unë fola do ti keni në dispozicion”u shpreh Kryeministri.Në përfundim Rama ka sjellë edhe njëherë në vëmendje të publikut programin për Natën e Bardhë, ndërsa i ftoi fëmijët të vizitojnë dhe ambjentet e sallës së mbledhjes së këshillit të Ministrave si dhe zyrën e Kryeministrit. Nën tingujt e muzikës, panoramës festive nuk i ka munguar dhe një fiksim i këtij momenti në celuloid.
Rama pret artistët: Arti mund të sjellë transformime të mëdhaNë vijim kryeministri i Edi Rama ka zhvilluar një takim me artistët në Pallatin e Brigadave, ku shprehu mirënjohjen për punën e tyre.
“Do doja të shprehja falenderimet për prezencën shumë të çmuar tuajën sot këtu. Është shprehje e një apeli të madh të Shqipërisë, dhe që modestisht ne po e bëjmë në emër të Shqipërisë, si shprehje e nevojës për talentin, pasionin dhe ndihmën tuaj. Pavarësisht nga këto takime asnjë gjë nuk është lehtësuar nga barra e emocionit tim i të qenit si kryeministër para artistëve. A vjen kjo se do doja të isha pranë jush si njëri prej jush apo se ju jeni ngjitur shumë më lart se as unë me gjithë gjatësinë time dhe prapë se prapë vini këtu që të jeni me mua, nuk e di. Unë ndihem shumë mirënjohës, në përgjigjen e një ftese që është një apel si shprehje e nevojës për talentin, dashurinë dhe ndihmën tuaj. Para pak ditësh në këtë sallë ishim me një grup mjekësh. Dëshira jonë është që ky apel të përfshijë edhe të tjerë”-tha Rama.Kryeministri Rama shtroi nevojën e krijimit të hapësirave të reja për ide, projekte dhe aktivitete, duke theksuar se “Arti mund të sjellë transformime të mëdha”.
“Ky takim nuk është një qokë, por është një përpjekje për të krijuar një vazhdë takimesh në një hapësirë të re dialogu që duam të vendosim në atë që duam t’a quajmë bashkëqeverisje kulturore. Duke dashur që t’i japim politikës sonë kulturore sa më shumë nga mendja juaj, dhe jetës tonë kulturore sa më shumë nga zemra juaj. Shumë prej jush kanë ardhur në Shipëri dhe kanë shfaqur talentin e tyre, por e di po ashtu që deri më sot për shumë arsye dhe pa bërë me faj askënd, nuk është bërë një përpjeke për të nxjerrë një përfitim të përbashkët nga ajo që gjithmonë e më shumë formësohet nga secili prej jush.Dikur kam qenë edhe unë një artist në emigracion. Formësohet si nevojë për t’i kthyer vendit diçka. Salvador Dali, kur i dhanë titullin anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Francë, përballë një salle që e priti me pompozitet të madh, tha “ju të gjitthë jeni këtu për të më duartrokitur mua, por askush nga ju nuk më hyn në sy, sepse s’di a më kujtojnë më ato pleqtë e fshatit tim”.Ju po pyesni se ç’rezultat mund të kenë këto takime, përtej kënaqësisë që na shohin të gjithë bashkë, kam shpresë që të kenë rezultat këto takime.Këtu me lehtë se askund duhet të kuptohet nevoja e krijimit të hapësirave të reja që më pas të krijojnë ekfetin zinxhir i cili vë në lëvizje ide, projekte dhe krijimin e veprave të gjithëllojshme, atë që ishte shkëndija që i dha jetë një momenti shumë të bukur ndryshimi, që ishte në 23 qershor. Këtu nuk dua të flas për ndryshimin politik, por për ndryshimin e përgjithshëm që populli kërkon të shohë. Arti mund të sjellë transformime të mëdha”, u shpreh kryeministri Rama.