Ndotja alarmante në Elbasan, projekt për përmirësimin e ajrit nga qeveria suedeze

I konsideruar prej kohesh si qyteti qe renditet ne krye te listes persa i perket ndotjes se mjedisit, ne Elbasan shoqata te ndryshme ne bashkepunim me pushtetin vendor, por edhe klubin ekologjik po kerkojne te gjejne nje zgjidhje per te minimizuar kete problem, i cili po sjell jo pak pasoja ne shendetin e qytetareve te Elbasanit.Ndotja industriale ne nivele teper te larta, eshte burimi kryesor i kesaj situate, ku me problematiku vazhdon te mbetet metalurgjiku. Ne kete kuader agjensia rajonale e mjedisit e mbeshtetur edhe nga qeveria suedeze kane diskutuar rreth nje projekti per menyrat me te mundshme te cilat mund ti japin zgjidhje ketij problemi.Ahmet Mehmeti,kryetari klubit ekologjik, ka theksuar se duhet te kryhen kontrolle ne subjektet private te cilat jane evidentuar si ndotesit me te medhenj ne kete qytet.Alarmi per situaten qe prej kohesh mbizoteron ne Elbasan, eshte dhene disa vite me pare, por mesa duket pushteti lokal dhe strukturat e tjera vendore ne kete qytet e kane te veshtire ti japin zgjidhje ketij problemi, per te cilin banoret e elbasanit prej kohesh kane ngritur me qindra here zerin.