Kapet durrsaku me 3.5 kg heroine, në grykën e Dajlanit zbulohet gomonia me hashash
Një sasi prej 3,5 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë është sekuestruar në Mbrostar të Fierit. Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se lënda narkotike u sekuestrua tek Ura e Fierit, gjatë kontrollit të mjetit tip Benz, i cili drejtohej Mariglen Aliaj.
37-vjeçari nga Durrësi është shoqëruar nga policia, ndërsa materialet lidhur me të arrestuarin iu referuan Prokurorisë për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.Ndërkohë në një tjetër operacion antidrogë në Grykën e Dajlanit, u sekuestruan rreth 60 kg kanabis, në një gomone të braktisur.Lënda narkotike është gjetur mëngjesin e sotëm, e paketuar dhe e fshehur në gomonen 10 metra të gjatë. Policia po vijon hetimet për të identifikuar personat që e kanë fshehur drogën në mjetin lundrues.