Kërkesa "e çmendur" e Agimit të Artë: Minoni kufirin me Shqipërinë
Dega e Partisë Agimi i Artë në Kostur ka dërguar një letër të hapur drejtuar autoriteteve më të larta qeveritare, duke kërkuar mbylljen e kufijve me Shqipërinë që shqiptarët të mos lejohen të hyjnë në territorin grek.Në letrën me 9 propozime, gjithashtu kërkohet që në kufi të vendosen mina anti-njeri pasi në prefekturën e Kosturit janë shumë të shpeshta rastet kur shqiptarët kalojnë me shumë lehtësi në tokën greke.Nacionalistët e flaktë të Agimit të Artë ndër të tjera kërkojnë edhe ngritjen e kampeve, dëbimin e shqiptarëve dhe kthimin e ushtrisë në kufi me Shqipërinë.Në letër, shqiptarët përshkruhen me urrejtje si trafikantë droge, armësh dhe qeniesh njerëzore, mafiozë, vrasës dhe kriminelë të rrezikshëm duke akuzuar se shqiptarët hapin probleme edhe për shtetin maqedonas.Kërkesa e Agimit të Artë vjen pak ditë pas kapjes në Kostur të Greqisë të 3 të arratisurve nga burgu i Drenovës në territorin grek, ku njëri prej tyre ku kap nga një oficer anti-drogë grek në këtë zonë.Agimi i Artë cilësohet si një lëvizje antiligjore në Greqi, pasi akuzohet për nxitje të racizmit dhe incidenteve me emigrantët e huaj në Greqi.